
Një burrë 65-vjeçar është gjetur i pajetë në banesë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Luigj Gurakuqi”, në Elbasan.
Mësohet se shtetasi që është gjetur i pajetë është identifikuar si Engjëll Hasekiu, rreth 65 vjeç, ishte i pamartuar dhe jetonte vetëm.
Nga këqyrja paraprake e kufomës, policia konfirmon se nuk janë konstatuar shenja dhune.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes.



