“Defender Europe 21”/ Peleshi: Shqipëria ka ofruar të gjitha lehtësitë rrugore dhe aeroportuale për forcat aleate

“Defender Europe 21”/ Peleshi: Shqipëria ka ofruar të gjitha lehtësitë rrugore dhe aeroportuale për forcat aleate

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi sot se zhvillimi i një stërvitjeje kaq masive si “Defender Europe 21” kërkon edhe aftësi të mëdha logjistike, ndaj sipas tj, “Shqipëria ka ofruar të gjitha lehtësitë rrugore dhe aeroportuale për forcat aleate”.

Ministri Peleshi ndau pamje nga zhvillimi i stërvitjes “Defender Europe 21, ndërsa theksoi se “Forcat e Armatosura të Shqipërisë po testojnë aftësitë e tyre për t’u zhvendosur në nivel grup-batalioni, larg venddislokimit të përhershëm”.

Stërvitja “Defender Europe 2021”, që po zhvillohet prej 4 majit në Shqipëri, është më e madhja në tre dekadat e fundit.

Stërvitja po kryhet në bazat ushtarake të Bizës, Kuçovës, Pashaliman, Farkë, Rinas, Durrës dhe Zall-Herr.

Stërvitja “Defender Europe 21” zhvillohet në kuadër të bashkëpunimit me palën amerikane dhe është në vazhdën e partneritetit të fortë strategjik që vendi ynë ka me SHBA-në, në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Komanda e Ushtrisë Amerikane në Europë (USAEUR) do të drejtojë paketën e stërvitjeve të koduar “Defender Europe 21” dhe pjesë e kësaj pakete do të jetë pjesëmarrja e forcave të vendeve aleate dhe partnere, si: Kanadaja, Bosnjë dhe Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Britania e Madhe, Çekia, Hungaria, Rumania, Bullgaria, Gjeorgjia, Turqia etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy