
Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur rreth orës 12:00 në Berat,
Në aksin rrugor Ura e Re-Kombinat, A.M., 20 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” ka aksidentuar shtetasin A.T., 70 vjeç, që lëvizte me biçikletë, i cili si pasojë e aksidentit ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



