Sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë zjarri, në pranga dy kryepleq në fshatrat Mifol e Aliban

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe armë zjarri, në pranga dy kryepleq në fshatrat Mifol e Aliban

 Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në kuadër të operacionit “Mifoli” si dhe në vijim të kontrolleve territoriale kundër kultivimit të bimëve narkotike është konstatuar se në fshatin Aliban pranë Novoselës ishin mbjellë disa bimë kanabis sativa të cilat u asgjësuan menjëherë.

Si rezultat i operacionit, u arrestuan në flagrancë shtetasit A. L., 44 vjeç banues në fshatin Mifol dhe Th. N., 53 vjeç, banues në fshatin Aliban.

Si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër i implikuar në ngjarje, E. L., 33 vjeç, banues në fshatin Mifol, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.L në Mifol, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

13 kilogramë lëndë narkotike kanabis.

një armë zjarri automatik

30 fishekë.

Në vijim të veprimeve proceduriale, Policia ka proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” shtetasit N.D dhe Dh.N, me detyrë kryepleq në fshatrat Mifol dhe Aliban.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy