Një ambient nëntokësor me hyrje të kamufluar, i përshtatur për kultivimin e kanabisit me llamba dhe përpunimin e tij, është zbuluar në zonën e quajtur “Kanali i Drinit” në Shkodër.
Gjatë operacionit policor të koduar “Labirinti”, u arrestuan në flagrancë 10 persona dhe u sekuestruan rreth 2,600 bimë kanabis në vazo, si dhe 170 kg lëndë narkotike e përpunuar e ndarë në 10 thasë.
Sipas policisë, ambienti i fshehur brenda një magazine ishte i ndarë në dy pjesë, për kultivim dhe përpunim.
Në pranga ranë Dorjana Kovaçi 36 vjeç, Migena Perçi 38 vjeç, Agim Kovaçi 61 vjeç, Endrit Kovaçi 41 vjeç, Ronaldo Dule 28 vjeç, Arben Guri 37vjeç, Fatmir Luka 18 vjeç, Ervin Toli 25 vjeç, Anton Toli 30 vjeç dhe Artur Lika 46 vjeç, ky i fundit i shpallur më parë në kërkim nga DVP Shkodër.
Policia dhe Prokuroria vijojnë hetimet për të identifikuar dhe kapur persona të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
