Vaksinohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Vaksinohet kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti para pak çastesh ka marrë vaksinën AstraZeneca – Oxford COVID-19.

Vaksinimi i Kurtit është bërë në sallën e sporteve “1 Tetori”, Prishtinë në ora 16:30.

Ndërsa, sot pritet të vaksinohet edhe një pjesë e stafit shëndetësorë në Klinikën Infektive.

Ndryshe, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot në takimin virtual me kryetarët e komunave të Kosovës ka bërë të ditur se procesi i vaksinimit do të fillojë të martën në Klinikën Infektive dhe sallën “1 Tetor”, kurse në komuna të enjten ose premten e kësaj jave.

Në fazën e parë, sipas planit të vaksinimit do të vaksinohen grupet me rrezik të lartë ku përfshihen punëtorët shëndetësorë, banorët dhe punëtorët shëndetësorë të shtëpive të kujdesit për të moshuarit, grupmoshat 80+ dhe një pjesë e popullsisë me sëmundje kronike (persona në dializë, persona me diabet, sëmundje kardiovaskulare).

Në këtë grup, numri i përgjithshëm i personave llogaritet të jetë 54.000 mijë apo 3 për qind e popullsisë së përgjithshme të Kosovës.

Faza e dytë përfshinë grupmoshat 65-79 vjeç, popullsia e mbetur me sëmundje kronike, mësimdhënësit dhe forcat e sigurisë që janë të përfshira në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Ky grup përbëhet nga 306.000 persona apo 17 për qind e popullsisë.

Ndërkaq, për fazën e tretë parashihet të bëhet vaksinimi i 50 për qind të popullsisë në mënyrë që të arrijë 900 mijë persona ose 70 për qind të mbulimit të përgjithshëm të popullsisë me vaksinën COVID-19.

Kontingjenti i parë i vaksinave antiCOVID-19 në Kosovë ka arritur mbrëmë dhe ka 24 mijë doza.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy