Vrau vëllain, Gjykata e Durrësit lë në burg 76-vjeçarin

Vrau vëllain, Gjykata e Durrësit lë në burg 76-vjeçarin

Gjykata e Durrësit ka lënë në burg Muhamet Rreshkën, pasi dyshohet se vrau vëllain e tij 74-vjeçar, Eqerem Rreshka në fshatin Agonas të Kavajës. 

 

Gjatë seancës 76-vjeçari është shfaqur i penduar.

 

Në sallë nuk ka pasur asnjë familjar dhe seanca është zhvilluar pa praninë e medias. 

 

Autori i dyshuar ka pranuar, ashtu si dhe në polici, se nuk fliste prej vitesh me të vëllain. 

 

Sipas tij viktima, ka dashur ta shtyjë dhe e ka goditur me thikë. 

 

Kur u pyet se çfarë kërkon nga gjykata, ai ka thënë : “- S’më ka ngelur asgjë. Vetëm më pushkatoni.” 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy