
Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ndodhi në Maliq gjatë orëve të pasdites.
Ngjarja ndodhi në fshatin Drithas, ku një mjet përplasi një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë menjëherë.
Viktima është identifikuar si Roland Shahinasi. Policia është në vendin e ngjarjes dhe po heton zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



