Akuzohet për fshehje të ardhurash, i gjenden para në banesë/ Në pranga 60-vjeçari

Akuzohet për fshehje të ardhurash, i gjenden para në banesë/ Në pranga 60-vjeçari

Një 60-vjeçar u arrestua në flagrancë në Durrës pasi akuzohet për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe  “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”. Ai u kap duke ushtruar në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme  veprimtarinë e këmbimit valutor.

Gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme.   

 

NJOFTIMI

Finalizohet operacioni policor  i koduar “Valuta”, për goditjen e informalitetit.

Fshihte të ardhurat e përfituara nga veprimtaria e këmbimit valutor, vihet në pranga një kambist. Sekuestrohen një shumë e konsiderueshme parash.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e informalitetit, bazuar në informacionet e marra dhe punën   profesionale hetimore disajavore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Valuta”

Në kuadër të operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi H. A., 60 vjeç, banues në Durrës, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe  “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”.

Ky shtetas u kap në flagrancë nga Specialistët e Seksionit Për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Durrës, duke ushtruar në mënyrë të paligjshme dhe të vazhdueshme  veprimtarinë e këmbimit valutor.

Gjatë kontollit fizik dhe në banesën e këtij shtetasi ugjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, shuma të konsiderueshme parash, të prerjeve të ndryshme.   

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy