Kaloi me kamion dhe shembi urën e Darzezës, “arrest shtëpie” për 52-vjeçarin 

Kaloi me kamion dhe shembi urën e Darzezës, “arrest shtëpie” për 52-vjeçarin 

Gjykata e Fierit ka dhënë sot masën për Luftar Panahori, shoferi i kamionit që shembi urën e Darzezës dhe ra në lumë.

Gjykata ka vendosur “arrest shtëpie” për 52 vjeçarin.

52-vjeçari ka kaluar mbi urë jashtë tonazhit të parashikuar duke mos respektuar as tabelën sinjalistike.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkatërrimi i rrugëve” shtetasin Luftar Panahori, 52 vjeç, banues në Roskovec, pasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, duke drejtuar automjetin me një rimorkiator mbi të cilin kishte ngarkuar një skrep, ka kaluar në urën e rrugës automobilistike Fier-Darzezë jashtë tonazhit të parashikuar në tabelën sinjalistike, duke e shëmbur urën”, njofton Policia kur ndodhi ngjarja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy