Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur mbrëmjen e së hënës në Fushë-Mamurras të Kurbinit. Sipas informacioneve paraprake, i riu mësohet se është qëlluar disa herë me thikë pranë banesës së tij, ndërsa është dërguar me urgjencë në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në afërsi të xhamisë së qytetit, dyshohet pas një sherri mes disa personave.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka ngritur grup hetimor për zbardhjen e rrethanave. Ndërkohë janë shoqëruar dhe pyeten persona të tjerë rreth ngjarjes së ndodhur.



