Tre vëllezër në Pogradec, plagosin me thikë një të ri

Tre vëllezër në Pogradec, plagosin me thikë një të ri

Një sherr i ndodhur në një lokal në Pogradec ka përfunduar me një të ri të plagosur, nga ana e tre vëllezërve.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë vëllezërit Reli Oshafi, 28 vjeç, Redjol Oshafi, 30 vjeç dhe Xhoni Oshafi, 23 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Policia thotë se tre të ndaluarit, mbrëmjen e djeshme, në një lokal, në lagjen nr. 2, Pogradec, gjatë një konflikti për motive të dobëta, dyshohet së kanë plagosur me thikë shtetasin E. H., 26 vjeç, banues në Pogradec, i cili u dërgua në spitalin e Traumës në Tiranë, për mjekim më të specializuar, aktualisht jashtë rrezikut për jetën.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale të kryera për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. H., 31 vjeç, vëllai i shtetasit E. H., banues në Pogradec, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, në lokalin e tij ku ndodhi ngjarja, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një përforcues grushti, dorezë metalike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy