
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës, ku një 57-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri. Sipas informacioneve të policisë, ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen nr. 16, në bodrumin e banesës së shtetasit me inicislet F. P. Ndërkohë, paraprakisht dyshohet se viktima vuante nga depresioni.
Njoftimi i policisë:
Më datë 15.06.2021, rreth orës 17:43, në lagjen nr. 16, Korçë, në bodrumin e banesës së tij, dyshohet të jetë vetëvrarë me armë zjarri shtetasi F. P., rreth 57 vjeç.
Nga veprimet e para hetimore dhe deklarimet e marra, dyshohet se ky shtetas kurohej për probleme të depresionit.



