Pika të shumta kontrolli janë ngritur mbrëmjen e së enjtes në qytetin e Vlorës, nga forcat RENEA dhe FNSH, në bashkëpunim me policinë e Vlorës. Sipas informacioneve, në fokus janë automjetet luksoze dhe me xhama të zinj.
Drejtuesit e tyre kontrollohen për armë zjarri, sende të forta apo dhe lëndë narkotike. Kërkimet kryhen edhe për persona në kërkim apo eksponentë të krimit të organizuar.
Prej ditësh forcat e policisë ka blinduar Vlorën, duke ushtruar kontrolle në automjete dhe zona të riskut. Pikat e kontrollit u ngritën pas ngjarjes së rëndë të ndodhur të dielën në mbrëmje, ku mbeti i vrarë me snajper 23-vjeçari, Gëzim Sinomati.



