Vrau vajzën dhe dhëndrin/ Shpallet i pafajshëm nga gjykata shqiptari në Australi

Vrau vajzën dhe dhëndrin/ Shpallet i pafajshëm nga gjykata shqiptari në Australi

Osman Shaptafaj, i cili akuzohet se vrau vajzën bashkë me burrin e saj, i ka shpëtuar dënimit deri tani. Për shkak të pretendimeve se vuan nga probleme të shëndetit mendor, shqiptari që jeton prej kohësh në Melburn të Australisë nuk është shpallur fajtor.

Teksa seanca gjyqësore është kryer me skype në Gjykatën e Magjistraturës në Melburn, për shkak të situatës me pandeminë e COVID-19, Osman Shaptafaj pohoi se vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Ai pretendoi se ishte probleme mendore, kur qëlloi Lindita dhe Veton Musai në mëngjesin e 31 dhjetorit të vitit të kaluar, teksa po hynin në shtëpinë e familjes Musai në Yarraville.

Vajza e tij Lindita, 25 vjeçe vdiq në vendin e ngjarjes, ndërsa Vetoni 29 vjeç, vdiq të nesërmen në spital. Ndaj Shaptafaj rënduan dy akuza për vrasje, por sot ai u deklarua jo fajtor për shkak të shëndetit mendor.

Në një lidhje "live" me Skype nga burgu, Osman Shaptafaj i kërkoi Gjykatës së Magjistraturës në Melburn për të mos e dënuar, por gjykatësja tha se kishte parë provat dhe se do ta kthente çështjen në gjykim.

Në datën 29 maj do të jetë seanca e radhës dëgjimore në Gjykatën Supreme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy