I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 42-vjeçari në Laç

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet 42-vjeçari në Laç

Policia e Kurbinit ka arrestuar me qëllim ekstradimi drejt Italisë një 42-vjeçar me iniciale E. D., i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike. 

42-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Grup kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Njoftimi: FAST Albania

Vijojnë operacionet për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht.

Finalizohet nga FAST Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe Interpol Tiranën, operacioni policor i koduar “Next”.

Kapet në qytetin e Laçit dhe arrestohet me qëllim ekstradimin drejt Italisë, një 42-vjeçar i akuzuar si pjesëtar i një grupi kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike. 

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, FAST Albania, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin, bazuar në informacionet e shkëmbyera mes Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për një shtetas në kërkim, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Next”.

Gjatë operacionit, u kap në qytetin e Laçit dhe u arrestua me qëllim ekstradimin drejt Italisë, shtetasi:

E. D., 42 vjeç, banues në Kurbin.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprën penale “Grup kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

42-vjeçari akuzohet për pjesëmarrje në një organizatë kriminale të përbërë nga shtetas shqiptarë, që operonte kryesisht në Milano dhe synonte trafikun e kokainës në nivel ndërkombëtar. Pjesëtarët e organizatës kishin në dispozicion disa banesa në Milano, që i përdornin për veprimtarinë e tyre riminale.      

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy