Arrestohet 39-vjeçari në Durrës, i kërkuar nga Interpoli italian për trafik droge

Arrestohet 39-vjeçari në Durrës, i kërkuar nga Interpoli italian për trafik droge

Policia e Shtetit ka njoftuar se ka arrestuar një 39 vjeçar me qëllim ekstradimi në Itali, pasi është dënuar për trafik droge.

Mësohet se është vënë në pranga Genci Maksuti, 39 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Romës në Itali e ka dënuar me 6 vite e 6 muaj burg për "Trafikim të lëndëve narkotike".

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

Njoftimi i Policisë:

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë, 39-vjeçari i dënuar për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë 4-mujorit të parë të vitit 2020, nga DVP Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana janë kapur edhe 4 persona të tjerë të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria Vendore e Policisë Durrës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Interpol Tirana, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, kapën dhe ndaluan një tjetër shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasin Genci Maksuti, 39 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma/Itali, pasi Gjykata e Romës/Itali, në vitin 2018 e ka dënuar me 6 vjet e 6 muaj, për kryerjen e veprës penale të “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy