Zbulohen mbi 4000 bimë kanabis në Shkodër, nën hetim pesë kryetarë fshatrash

Zbulohen mbi 4000 bimë kanabis në Shkodër, nën hetim pesë kryetarë fshatrash

Mbi 4000 bimë narkotike kanabis sativa dhe 510 gramë të kësaj lënde në formën e boçes, u zbuluan në Shkodër duke proceduar penalisht pesë kryetarë fshatrash, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. 

Në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, me qëllim goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, në territoret e njësive administrative Pult, Ana e Malit, Shosh dhe Shalë, nisi procedimi në gjendje të lirë: 

-për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për kryetarin e fshatit Nënmavriq, shtetasin L. L.; kryetarin e fshatit Leknikaj, shtetasin K. K.; kryetarin e fshatit Kuje, shtetasin D. V.; kryetarin e fshatit Vuksanaj, shtetasin K. Gj.;

-për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskallëzimi i krimit”, për kryetarin e fshatit Palaj, shtetasin K. K.. 

Aktualisht vijon puna për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kultivimit të bimëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy