U fut të lahej në liqenin e Fierzës, humb jetën 16-vjeçari

U fut të lahej në liqenin e Fierzës, humb jetën 16-vjeçari

Një 16-vjeçar me iniciale K.S., ka humbur jetën në liqenin e Fierzës. Ai kishte shkuar për t’u larë në liqen, por nuk ka dalë më i gjallë nga aty.

Peshkatarë dhe familjarë, u angazhuan së bashku me policinë për gjetjen e tij. Ndërkohë trupi i pajetë u nxorr nga polumbarët. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.

“Rreth orës 14:25, në liqenin e Fierzës, në vendin e quajtur Gostil i Poshtëm, duke u larë në liqen, është mbytur shtetasi K.S., 16 vjeç, banues në lagjen Gostil, Kukës. Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë dhe në bashkëpunim me familjarët dhe peshkatarët është gjetur i pa jetë nga peshkatarët e zonës 16 vjeçari. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje”, njofton policia.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy