Zbulohen mijëra rrënjë kanabis në një parcelë në Fier, ishin mbjellë midis misrit

Zbulohen mijëra rrënjë kanabis në një parcelë në Fier, ishin mbjellë midis misrit

Mijëra rrënjë kanabis sativa janë gjetur dhe sekuestruar nga policia e Fierit pak minuta më parë.

Burime nga policia e Fierit për MCN Tv bëjnë me dije se sasia e bimëve narkotike është kapur në parcelat në fund të fshatit Mujalli pranë shtratit të lumit Seman. Bimët narkotike ishin të mbjella në parcela, midis misrit.

Në vendgjarje ndodhen forca të shumta policie që po kryejnë shkuljen e tyre dhe numërimin.

Ende nuk dihet emri i pronarit të parcelës apo numri i saktë i bimëve narkotike të mbjella sikurse nuk dihet as nëse ka persona të ndaluar deri në kto momente.

E gjithë sasia e bimëve narkotike e dyshuar si kanabis sativa është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Operacioni policor vazhdon, dhe ende nuk ka një bilanc zyrtar nga ana e policisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy