Aksident me pasojë një person të plagosur është regjistruar paraditen e kësaj të diele në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 në Durrës, ku një automjet tip ‘Citroen’ është përplasur me barrierat mbrojtëse te rrugës.
Për pasoje ka mbetur i lënduar drejtuesi automjetit, i cili është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Ende nuk dihen rrethanat e aksidentit, por paraprakisht dyshohet qe drejtuesi ka humbur kontrollin e automjetit.



