Zjarret në Karaburun, zgjerohet sipërfaqja e djegur (VIDEO)

Zjarret në Karaburun, zgjerohet sipërfaqja e djegur (VIDEO)

Situata ka dalë jashtë kontrollit në vatrën e Karaburunit. Lartësia e zjarrit arrin deri tre metra, ndërsa era ka ndryshuar kah duke riaktivizuar vatrat e shuara gjatë paradites. Forcat zjarrëfikse kanë ndërprerë punën për momentin pasi është e pamundur të ndërhyhet në këto kushte. Problematike paraqitet situata edhe në Tragjas ku po punohet aktualisht. Harta e hapësirës së përfshirë nga flakët është zgjeruar për shkak të erës dhe temperaturave të larta.

Tre vatra aktive masive raportohen edhe në Selenicë, në terrene të thella dhe të vështira. Në një bilanc paraprak ka mbi 200 ha tokë kullota dhe pyje të djegur. Aktualisht është e pamundur ndërhyrja nga ajri, pasi helikopterët e Ministrisë së Mbrojtjes janë në remont. Aksioni i zjarrfikëseve pritet të nisë në mbrëmje dhe gjatë natës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy