Me kallashnikov dhe 22 fishekë në banesë, arrestohet 30-vjeçari i rrezikshëm në Tiranë, dhunonte dhe bashkëshorten
Një 30-vjeçar me inicialet R.E., është vënë në pranga pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten. Gjatë kontrollit, në banesë është gjetur një kallshnikov, me një krehër me 20 fishekë. Këto marialet janë sekuestruar, ndërsa 30-vjeçari i vënë në pranga akuzohet për ‘armëmbajtje pa leje’ dhe dhunë ndaj familjarëve.
Njoftimi i policisë
Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një rasti të dhunës në familje. Ushtronte dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri në banesë, vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me fishekë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, pas njoftimit të marrë se në rrugën “Asdreni”, një 30-vjeçar kishte konflikt me bashkëshorten dhe mbante armë zjarri në ambientet e banesës së tyre, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës në familje. Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë banesë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, me një krehër me 22 fishekë. Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit R. E., 30 vjeç dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.



