
Kishin humbur rrugën në një terren tejet të vështirë malor të fshatit Dukat, dhe e kishin të pamundur të ktheheshin, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum iu vijnë në ndihmë dy turistëve anglezë.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit se dy turistë anglezë, gjatë eksplorimit të zonës, kishin mbetur të izoluar në një terren të vështirë malor, shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum kanë organizuar punën për t’iu shkuar në ndihmë.
Falë kërkimeve për disa orë, është bërë e mundur lokalizimi dhe gjetja e 2 turistëve anglezë, në vendin e quajtur “Maja e Qorres”, në fshatin Dukat. Turistët po shoqërohen për në ambientet e hotelit ku ishin akomoduar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Turistët anglezë kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe ato mbështetëse, për reagimin e menjëhershëm, profesionalizmin e treguar dhe humanizmin e shfaqur gjatë ofrimit të ndihmës.



