Kanosin për konkurrencë shoferin e një linje fugonash, nën hetim babai dhe dy djemtë

Kanosin për konkurrencë shoferin e një linje fugonash, nën hetim babai dhe dy djemtë

Kanosën për motive konkurrence, shoferin e një linje fugonash për transport të qytetarëve, procedohet penalisht administratori dhe dy djemtë e tij në Bulqizë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Bulqizë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Vetëgjyqësia” dhe “Kanosja”, për shtetasit M. Xh., 48 vjeç, V. Xh., 23 vjeç, K.Xh., 21 vjeç, të tre banues në Tiranë.

Shtetasi M. Xh., administrator i një linje fugonash për transport të qytetarëve, në bashkëpunim me dy djemtë e tij shtetasit V. Xh., dhe K.Xh., shoferë të së njëjtës linjë, dyshohet se për motive konkurrence, kanë kanosur dhe tentuar të ndalojnë shoferin e një furgoni të një linje tjetër, shtetasin K.L.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, për shtetasin, K.L., 35 vjeç, banues në Peshkopi, (shofer furgoni i një linje tjetër për transport qytetarësh) pasi në tentativë për të mos ndaluar furgonin shtetasve të lartëpërmendur, ka aksidentuar lehtë shtetasin M.Xh.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy