Shpërthim tritoli në një dyqan motorësh në Vlorë/ Hasanaj: Akoma një pistë konkrete hetimi, autori i paidentifikuar (VIDEO)

Shpërthim tritoli në një dyqan motorësh në Vlorë/ Hasanaj: Akoma një pistë konkrete hetimi, autori i paidentifikuar (VIDEO)

Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një dyqan motorësh në qytetin e Vlorës, në lagjen “Bashkimi”.

Sipas raportimeve për "MCN Live" nga korrespondentja nga Vlora, Ariola Hasanaj, autori i dyshuar ka qenë shumë i kujdesshëm për të vendosur tritolin në dyqan, duke siguruar që shpërthimi të ndodhte në një zonë të mbrojtur nga kamerat e sigurisë.

Tritoli është vendosur në godinën e biznesit në pronësi të Vasillaq Bezhani, një dyqan që ofron shitje dhe servis motorësh, i vendosur në rrugën Transballkanike.

Në momentin e shpërthimit, dyqani ka qenë i mbyllur dhe shpërthimi ka ndodhur midis dyqanit të motorëve dhe një banese. 

Sipas informacioneve, shpërthimi ka shkaktuar vetëm dëme të shumta materiale, pa pasur të lënduar.

Sipas hetimeve paraprake, tritoli është vendosur në anën e dyqanit që nuk mbulohej nga kamerat e sigurisë. Autori ka njohur mirë zonën dhe e ka shfrytëzuar këtë mundësi për të shmangur regjistrimin e veprimeve të tij përmes kamerave të sigurisë. 

Pavarësisht dëmeve të shkaktuara, ende nuk ka informacione për autorin e shpërthimit, dhe hetimet vazhdojnë.

 Edhe pronari i biznesit, Vasillaq Bezhani, nuk ka dhënë ndonjë informacion lidhur me mundësitë e hetimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy