I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike, arrestohet 32-vjeçari në Korçë

Policia e Korçës ka arrestuar një 32-vjeçar me iniciale R.M pasi ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Knock down 2”. 32-vjeçari u ndalua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi: DVP Korçë  Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Knock down 2”.

-Specialistët për Hetimin e Narkotikëve të DVP Korçë bënë ekzekutimin e urdhrit të Prokurorisë, për ndalimin e shtetasit në kërkim R. M., 32 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas u ndalua nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavijë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, pasi nga verifikimet e kryera rezultoi se Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit antidrogë të koduar “Knock down 2”, të finalizuar më datë 28.10.2022 nga strukturat e Policisë Korçë, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ushtronte aktivitetin kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy