Djegia e makinës së Françeska Jaçes, autorët i vunë flakët për ta vjedhur

Djegia e makinës së Françeska Jaçes, autorët i vunë flakët për ta vjedhur

Zjarri në makinën e modeles Françeska Jaçe dyshohet se ka qënë i qëllimshëm.

Autorët kanë dashur ta vidhnin makinën ‘Range Rover Velar’ e cila ishte parkuar pranë banesës së saj. Sipas burimeve të policisë, automjetet luksoze kanë një sistem antizjarri që kur ndjejnë flakë në afërsi të sensoreve në pika të caktuar, hapen automatikisht.

Fillimisht policia mendoi se veturës së modeles iu ishte vënë bombë por pas verifikimit doli që ishte vetëm një vatër zjarri, e cila dyshohet se ishte vendos qëllimisht.

Dy pistat e hetuara janë ato të një tentative për zjarrvenie të qëllimshme dhe pista e dytë është ajo e tentativës për vjedhjen e makinës, e cila në tregun e automjeteve të vjedhura ka po ashtu vlerë të lartë.

Ndërkohë modelja e njohur ndodhet në një udhëtim në Brazil. Ende nuk dihet nëse ajo është informuar për ngjarjen që i ka ndodhur. Pritet që policia ta thërrasë për të dhënë dëshminë e saj në lidhje me ngjarjen.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy