Në kërkim për shitje të lëndëve narkotike, në pranga 25-vjeçari në Gjirokastër

Në kërkim për shitje të lëndëve narkotike, në pranga 25-vjeçari në Gjirokastër

Një person i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar nga policia e Gjirokastër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Gjirokastër bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit M. K., 25 vjeç, banues në fshatin Ilirias, Memaliaj.

Ndalimi i 25-vjeçarit u bë në funksion të ekzekutimit të urdhrit të ndalimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër ndaj këtij shtetasi ka caktuar masën e sigurisë "Arrest me burg", për veprën penale "Prodhim dhe shitje e narkotikëve".

Materialet në ngarkim të shtetasit M. K. i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy