Tentoi të fikte zjarrin në tokën e tij/ 59-vjeçari nga Kavaja asfiksohet dhe vdes

Tentoi të fikte zjarrin në tokën e tij/ 59-vjeçari nga Kavaja asfiksohet dhe vdes

Policia e Kavajës raporton se një 59-vjeçar ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Sipas policisë, banori në fshatin Stergeb, tentonte të shuante një zjarr që kishte përfshirë një sipërfaqe të tokës së tij, me ç'rast është asfiskuar nga tymi dhe ka ndërruar jetë. 

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:50, ka rënë zjarr në një sipërfaqe toke në fshatin Sterbeg, Kryevidh. Dyshohet se duke tentuar të shuaj zjarrin në tokën e tij, është asfiksuar nga tymi dhe për pasojë ka ndëruar jetë shtetasi R. P., 59 vjeç, banues në fshatin Sterbeg, Kryevidh, Kavajë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy