Arrestohet krutani, përdhunoi 30-vjeçaren me probleme mendore

Arrestohet krutani, përdhunoi 30-vjeçaren me probleme mendore

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së shtetit, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot”.

Në pranga ka rënë shtetasi Sh. M., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë.

Presoni në fjalë në vitin 2019, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar, arrestohet në flagrancë 1 drejtues mjeti.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin Sh. M., 26 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazot”.

Ky shtetas, në vitin 2019, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një shtetase 30 vjeçe, e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy