
Një aksident rrugor i mori jetën një të riu 20 vjeç sot bë Fushë-Krujë. Ngjarja ndodhi në fshatin Larushk, ku M.T. mbeti i vdekur si pasojë e daljes nga rruga të automjetit që drejtohej nga një bashkëmoshatar.
Njoftimi i policisë
Në aksin rrugor "Larushk - Fushë Krujë", shtetasi H. D., 19 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga ky aksident, shtetasi M. T., rreth 20 vjeç, pasagjer në këtë automjet, ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.



