
MCN TV ka zbardhur dosjen e plotë të ngjarjes së ndodhur disa ditë më parë ku një oficer policie ka qëlluar me armë ndaj 24-vjecarit Juxhin Todi, djali i kryeplakut të Kaninës.
Prokuroria e Vlorës me përfaqësues Alber Kuliçin ka kërkuar veprimin si të ligjshëm për arrestimin e oficerit Lisien Myrtaj duke kërkuar arrest me burg për veprën vrasje me dashje e mbetur në tentativë.
Ndërkohë nga ana e avokatit të oficerit ka qenë dakord me kërkesën e prokurorisë për ligjshmërinë e arrestimit por ka kërkuar një masë më të lehtë.
Ndërkohë që vetë oficeri është shprehur se nuk ka pasur si synim ta vrasë por vetëm ta trembë.
Jam dakord me avokatin tim, por nuk kam patur ndërmend ta vras vetëm ta tremb pasi personi tjetër ka qëlluar një herë në drejtimin tim dhe më pas i është bllokuar arma.
Në momentin e parë sapo policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes shtetasi Lisien Myrtaj u shpreh se “kam patur një konflikt me një person të paidentifikuar i cili udhëtonte me një mjet tip benz ku jemi takuar diku dhe ai me ka thënë të takohem në afërsi të pallatit ku rashë dakord”.
Por sipas policisë dhe grupit hetimor sapo kanë shkuar në pallat personi i paidentifikuar ka nxjerr armën dhe ka qëlluar në drejtim të efektivit.



