Armë dhe kanabis në banesë, arrestohet një person në Vlorë

Armë dhe kanabis në banesë, arrestohet një person në Vlorë

Një person i cili mbante armë zjarri pistoletë, armë sportive dhe doza kanabisi është vënë në prangat e policisë së Vlorës.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i ligjit”, se një shtetas mbante armë dhe lëndë narkotike, në banesën e tij, në lagjen “Pavarësia”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe të Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, të DVP Vlorë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 17”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi R. B., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Drupal Ad

Nga kontrollet në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, një armë sportive, municion luftarak për to dhe doza të lëndës narkotike kanabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.    

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy