Transportonte tetë emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 40-vjeçari nga Tirana

Transportonte tetë emigrantë të paligjshëm/ Arrestohet 40-vjeçari nga Tirana

Një 40-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi u kap duke transportuar emigratë të paligjshëm.

Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi A. R., 40 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Personi në fjalë u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin tip “Mazda”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor i koduar "Perimetri".

Goditet një tjetër rast në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Transportonte 8 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Sektorin e Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor "Perimetri", kanë goditur një tjetër rast të aktivitetit kriminal në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A. R., 40 vjeç, banues në Laprakë, Tiranë.

Shtetasi i mësipërm u kap në lagjen nr. 3, Pogradec, nga punonjësit e Policisë Rrugore, duke transportuar me mjetin tip “Mazda”, në drejtim të Tiranës, 8 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy