Identifikohet shqiptari i vrarë në Greqi për 150 euro

Identifikohet shqiptari i vrarë në Greqi për 150 euro

Është identifikuar shqiptari i vrarë në periferi të kryeqytetit grek, Athinë. Policia greke bën me dije se ai është Kosta Pojani, 59 vjeç babi i tre fëmijëve.

Sipas hetimeve mes autorit, një grek qipriot 50 vjeçar, dhe shqiptarit ka patur një grindje për një borxh 150 euro.

Autori është dorëzuar vetë në polici pas krimit. Si shqiptari dhe greku të dy merreshin me ndërtim dhe para 7-8 muaj ai i kishte dhënë Kosta Pojanit disa materiale ndërtimi me vlerë 150 euro.

Greku ia kishte kërkuar shqiptarit këtë shumë vazhdimisht, por ai kishte refuzuar t’ja jepte. Ditën e djeshme greku 50-vjeçar ishte takuar rastësisht me shqiptarin.

Pas grindjeve ai kishte shkuar në makinë dhe kishte marrë armën, duke qëlluar dy herë shqiptarin, në kokë dhe në stomak. Si pasojë e plagëve të marra shqiptari gjeti vdekjen e menjëhershme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy