28-vjeçari në Durrës arrestohet teksa vidhte një automjet

28-vjeçari në Durrës arrestohet teksa vidhte një automjet

Policia e Durrësit bën të ditur se si rezultat i reagimit të specialistëve për Hetimin e Krimeve të Policisë Plazh, pas njoftimit se në lagjen nr. 13, po tentohej të vidhej një automjet, është finalizuar operacioni policor i koduar “Tentativa”.

Gjatë operacionit u bë e mundur kapja në flagrancë dhe arrestimi i autorit të këtij rasti, shtetasit H. Z., 28 vjeç, banues në fshatin Rrashbull.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një çelës fiktiv, me të cilin 28-vjeçari tentonte të kryente vjedhjen.

Ky shtetas ishte i dënuar më parë për të njëjtin krim.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy