
Forcat “Shqiponja” dhe efektivë të Policisë së Elbasanit kanë zhvilluar këtë të mërkurë një aksion për identifikimin dhe kapjen e personave me precedentë penale.
Sipas informacioneve, aksioni është zhvilluar në disa akse kryesore të qytetit, ndërsa në fokus kanë qenë mjetet luksose ku edhe është ushtruar kontroll për sende të kundraligjshme.



