Arrestohet autori që dhunoi pronarin e një hoteli në Ksamil

Arrestohet autori që dhunoi pronarin e një hoteli në Ksamil

Një ngjarje e dhunshme u regjistrua sot në plazhin e Ksamilit, ku një burrë rrahu pronarin e një hoteli në prani të familjarëve të tij, duke përdorur grushte dhe sende të forta. Pas këtij incidenti, policia ka ndërhyrë dhe ka arrestuar autorin e dyshuar, Agim Taraj, i cili ka precedentë penalë.

Sipas njoftimit të Policisë së Sarandës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:45, kur dyshohet se konflikti mes dy personave ka shpërthyer për motive të dobëta. Gjatë përleshjes, shtetasi A.P. është goditur me sende të forta.

Pasi janë marrë masat e nevojshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shoqëruar autorin e dyshuar, Agim Taraj, dhe janë angazhuar për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë konflikt.

Sot, rreth orës 12:45, në Ksamil, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A.P. është dhunuar me sende të forta.

 Menjëherë pas ngjarjes, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë shoqëruar shtetasin A.T., dhe po punohet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë të dyshuar si të përfshirë në këtë konflikt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy