Rreth 350 kilogramë kanabis janë kapur në Pikën Doganore të Kakavijës, gjatë një kontrolli të kamionit që po tentonte të kalonte drogën drejt Greqisë.
Droga ishte fshehur në një hapësirë të posaçme në shasinë e mjetit, ndërsa Policia arrestoi shoferin e kamionit.



