
Policia e Fierit ka arrestuar një 56-vjeçar, pasi u kap në flagrancë duke transportuar emigrantë.
Në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve, me destinacion vendet e BE-së, specialistët për Hetimin e Trafiqeve në DVP Fier, arrestuan në flagrancë Arian Gucaj, 56 vjeç, banues në Elbasan.
Gucaj u kap në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Policisë në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit” duke transportuar me automjetin tip “Fiat”, 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.



