Një shtetas kosovar ka gjetur vdekjen ditën e sotme, pasi është mbytur duke u larë në plazhin e Durrësit.
Policia e qytetit bregdetar bën me dije se ngjarja ka ndodhur në Sektorin Apollonia, ku 62-vjeçari Rrahman Rama, banues në Kosovë, ka humbur jetën pasi është mbytur në det.
Express mëson se 62-vjeçari kishte shkuar me pushime në Durrës, ndërsa lidhur me këtë ngjarje policia bën me dije se është ngritur grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të mbytjes së moshuarit.



