Një ngjarje e rëndë, e cila fatmirësisht u parandalua pa pasur pasoja, ka tronditur Kamzën mëngjesin e sotëm. Një sasi lënde plasëse është gjetur e vendosur pranë derës së një lokali në rrugën “Berisha”.
Policia njoftoi se alarmi u dha rreth orës 06:30 të mëngjesit të kësaj të enjteje. Subjekti ku ishte vendosur eksplozivi rezulton në pronësi të shtetasit Klevis Hyka, 38 vjeç. Për fat të mirë, lënda plasëse nuk ka shpërthyer.
Sapo janë njoftuar për praninë e paketës së dyshimtë, në vendngjarje kanë rritur me urgjencë shërbimet e specializuara xheniere duke bërë të mundur çaktivizimin dhe heqjen e lëndës plasëse nga perimetri i lokalit pa shkaktuar dëme.
Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe po punon intensivisht për sekuestrimin e kamerave të sigurisë dhe mbledhjen e provave në terren.



