Temperatura të ulëta kanë përshkuar vendin gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, në zonat malore temperaturat kanë arritur deri në -8 °C.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se është bërë trajtimi i vazhdueshëm me kripë në të gjitha akset rrugore për të evituar ngricat.
ARRSH ka apeluar veçmas te drejtuesit e makinave që të lëvizin me pajisje dimërore.
“Drejtuesit e mjeteve të bëjnë kujdes gjatë udhëtimit, të respektojnë sinjalistikën, të reduktojnë shpejtësinë dhe të pajisen me goma dimërore”, apelon ARRSH-ja.



