Tjetërsimi i pronave, kush janë të arrestuarit në operacionin “Himara” (Emrat)

Tjetërsimi i pronave, kush janë të arrestuarit në operacionin “Himara” (Emrat)

Policia e Vlorës ka njoftuar finalizimin e operacionit të koduar “Himara”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumentave. Operacioni u zhvillua pas një hetimi disa mujor, i nisur nga strukturat hetimore të DVP Vlorë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit GjyqësorVlorë.

Janë ekzekutuar 7 masa sigurie si dhe shpallen në kërkim 3 shtetas që nuk u gjetën gjatë operacionit.

Të arrestuarit janë :

-Vasillaq Strakosha, Avokat

-Edmond Marko, banor

-Pandeli Prifti, banor

-Zaho Bollano, inxhinier topograf në bashki

-Aleks Bifsha, banor

-Elton Marko, inxhinier topograf

-Irakli Gjiçali, banor i zonës

U ekzekutua masa e sigurisë “Detyrim përparaqitje në policinë gjyqësore” dhe “Ndalim dalje jashtë shtetit”, për shtetasin I. Gj., 68 vjeç, banues në Himarë.

Po kështu u bë shpallja në kërkim dhe punohet për kapjen e shtetasve:

-M. S., 68 vjeç, banues në Himarë

-A. K., 64 vjeç, banues në Himarë

-K. DH., 68 vjeç, banues në Himarë

Nga hetimet ka rezuluat se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore, duke bashkëpunuar ndërmjet tyre, dyshohen se nëpërmjet falsifikimit të dokumentave, vulave, stampave e formularëve, kanë tjetërsuar dhe përfituar sipërfaqe të konsiderueshme toke, në bregdetin e Himarës dhe Dhërmiut, të cilën më pas e kanë kaluar në pronësi të tyre, ose shitur tek persona të tjerë, duke përfituar shuma të konsiderueshme të hollash.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të ngjarjes, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy