Dhunonte të birin, arrestohet 60-vjeçari/ Policia i sekuestron armët e zjarrit

Dhunonte të birin, arrestohet 60-vjeçari/ Policia i sekuestron armët e zjarrit

Një 60-vjeçar që ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij është arrestuar nga Policia.

Drupal Ad

 

 

 

Shtetasit G.S., me banim në Fier i janë sekuestruar një automatik, një armë zjarri pushkë, dhe dy armë gjahu.

"Finalizohet operacioni policor i koduar “Danger”. Gjatë operacionit u vu në pranga një 60-vjeçar që ushtronte dhunë ndaj djalit të tij.  Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë reaguar menjëherë pas njoftimit të marrë se një 60-vjeçar ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij. Falë reagimit në kohë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Danger”, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit midis këtij shtetasi dhe djalit të tij.   Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh (1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu), 12 krehra dhe municion luftarak. Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. S., 60 vjeç, banues në Fier, për veprat penale "Dhuna në familje" dhe "Mbajtja pa leje, prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" “.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy