Gazetarja e MCN TV Anduena Llabani i konsideroi persona të rangut të ulët të arrestuarit për aferën e inceneratorëve. Duke folur në MCN Live Llabani tha se vazhdon të qëndrojë në heshtje nëse do kemi ministra apo zyrtarë të lartë që janë përfshirë në aferën korruptive.
Bëhet fjalë për 70 faqe materiale të personave që kanë dëshmuar në komisionet hetimore, që janë bënë pjesë e dosjes. Volumi i materialeve lidhur me hetimin e këtij procesi është i jashtëzakonshëm. Kemi shumë institucione për të parë dokumentet, lëvizjet, veprimet, nga rangu i ulët te autoritetet më të lartë shtetërorë.
Pjesa më e madhe e urdhër-arresteve është kryer në Fier. Dua të theksoj që SPAK-u ka në hetim dy çështje penale Tiranën dhe Elbasanin që është një procedim penal dhe inceneratori i Fierit një tjetër çështje penale. Për Elbasanin dhe Tiranën ka 3 të pandehur. Në përgjithësi është një numër i rangut të ulët të personave që kanë pasur përgjegjesi. Do kemi edhe persona të tjerë që kanë dijeni. Drejtori i Alpetrolit ka qenë dëshmitar në komisionin hetimor. SPAK-u vazhdon të qëndrojë në heshtje nëse kemi apo do të kemi ministra, zyrtarë të lartë, anëtarë të qeverisë, që janë të përfshirë në një prej aferave më korruptive deri më tani. Ne Fier s’kemi ende asnjë objekt në sekuestrim”.



