Mister ekzekutimi i 46-vjeçarit në Ksamil, rezulton pa precedent penal

Mister ekzekutimi i 46-vjeçarit në Ksamil, rezulton pa precedent penal

Ekzekutimi i 46-vjeçarit në Ksamil mbetet ende një mister, pasi Gramoz Memaj nuk rezulton të ketë precedent penal apo ndonjë konflikt që mund të çonte në këtë ngjarje. Sipas burimeve nga policia, personat e shoqëruar në komisariat pas krimit, nuk kanë dhënë ndonjë detaj që mund të çojnë në identifikimin e auttorëve apo konfliktin që çoi në vrasjen e 46-vjeçarit.

Ndërkohë, personat që kanë marrë pjesë në vrasje dyshohet se kanë qenë katër. Kamerat e sigurisë në banesën e viktimës kanë zbuluar se autorët e kanë pritur objektivin e tyre në portën hyrëse. Mirëpo, errësira ka bërë të mundur që ata ta ekzekutojnë 46y-vjeçarin dhe të largohen nga vendi i krimit pa lënë gjurmë pas. Sipas policisë, vetëm njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri, tip pistoletë.

Gjithçka është filmuar nga kamerat e sigurisë, megjithatë, pamjet nuk e kanë ndihmuar policinë për identifikimin e autorëve. Gramoz Memaj ishte pronar i një lokali në Ksamil dhe nuk ka precedent penal. Mësohet se ai ka pasur para disa ditësh një konflikt me disa persona, ndërsa nuk dihet më shumë rreth kësaj ngjarje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy