Sherri për përndjekjen e një vajze në Berat, përfundon me tre të arrestuar

Sherri për përndjekjen e një vajze në Berat, përfundon me tre të arrestuar

Policia e Beratit thotë se ka parandaluar përshkallëzimin e një konflikti të vazhdueshëm mes disa personave, duke arrestuar tre prej tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat, pasi kanë marrë njoftim se në lagjen “Uznovë”, Berat në ambientet e një lokali po konfliktoheshin disa persona, kanë organizuar menjëherë punën dhe kanë shkuar në vendin ku po ndodhte konflikti.

Në vijim të veprimeve, shërbimet e policisë kanë arrestuar në flagrancë shtetasit M. N., 36 vjeç, K. Ç.(N) 43 vjeç dhe E. A., 18 vjeç.

Të dyshuarit janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin, në ambientet e një lokali dhe kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, të cilët kanë ndërhyrë për parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit të përsëritur.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për dy shtetas të tjerë të përfshirë në konflikt I. K.(A), 23 vjeçe, motra e shtetasit të arrestuar E. A.; M. N., 41 vjeç, vëllai i dy shtetasve të tjerë të arrestuar, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Përndjekja”, pasi më datë 28 gusht, ka bërë kallëzim shtetasja I. K., 23 vjeçe se 41-vjeçari e përndiqte.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy