Kishin konflikt me të birin/ Morën peng 56-vjeçarin për disa orë, në kërkim dy të rinj në Tiranë

Kishin konflikt me të birin/ Morën peng 56-vjeçarin për disa orë, në kërkim dy të rinj në Tiranë

 Policia e Tiranës, përkatësisht Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5, kanë shpallur në kërkim dy shtetas, E. Z., 28 vjeç dhe E. N., 28 vjeç, të dyshuar për marrjen pa dëshirë të një 56-vjeçari, ngjarje e ndodhur tre ditë më parë në kryeqytet.

Përparim Mehmeti, 56 vjeç, është marrë pa dëshirën e tij nga dy persona dhe është mbajtur për disa orë në një lokal, ku të dyshuarit kanë qëndruar me të, kanë ngrënë dhe pirë, por nuk e kanë dhunuar fizikisht. Dyshohet se motivi i ngjarjes lidhet me konflikte të mëparshme që autorët kanë pasur jashtë shtetit me djalin e Mehmetit.

Policia ka nisur hetimet për veprën penale të heqjes së paligjshme të lirisë, ndërsa dy autorët janë shpallur në kërkim dhe po vijon puna për kapjen e tyre.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy